Kapet në Serbi bosi shqiptar i drogës, ishte nisur drejt Kosovës me 4 kilogram heroinë

  • 17 April 2019 - 18:03
Kapet në Serbi bosi shqiptar i drogës, ishte nisur drejt Kosovës me 4 kilogram heroinë

Gazeta serbe ‘blic’, shkruan se një shqiptar nga Kosova me emrin Vlasuf Haziri (58), është arrestuar sot në Serbi, nga një aksion i shërbimit kundër krimit të organizuar, nën dyshimet për prodhim të paautorizuar të drogës.

Mediumi shkruan se Hazirit , i janë kapur katër kilogramë drogë të tipit heroinë në tavanin e makinës së tij Golf 5, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Kosovës në momentin kur është arrestuar, saktësisht në  Bujanovc.

Sasia e drogës është gjetur e paketuar në 16 pako.

Në shkrim thuhet se Haziri konsiderohet si një prej bosëve kryesorë të drogës në Tërnocin e Madh, një fshat ky që sipas tyre njihet për prodhim të drogës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe do të dalë më pas para Prokurorisë në Vranje nën dyshimet për vepra kriminale.

(Kosova Sot)