I riu gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

  • 17 April 2019 - 18:19
I riu gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

Një i ri është gjetur i vdekur pasditen e sotme. Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur në një apartament tek kompleksi “Ana” në Qytet Studenti.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot)