Vjen akuza e rëndë: Devolli është mbi ligjin, mbi shtetin!

  • 17 April 2019 - 18:40
Vjen akuza e rëndë: Devolli është mbi ligjin, mbi shtetin!

Analistët politikë, përfaqësuesit e sindikatave dhe qytetarët, kanë reaguar dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre se si e bleu fabrikën e LLAMKOS-it në Vushtrri një kompani tregtare, EMONA SHPK, e cila edhe pse në ARBK evidentohet si kompani me pronar nga Vushtrria, dyshohet se prapa saj realisht mund të qëndrojë Blerim Devolli. 

Gazeta ka provuar që për këto çështje të ngritura në opinion të marrë edhe mendimet dhe komentet e pronarëve që e kanë blerë LLAMKOS-in, kompaninë EMONA, Shaip Mikullovci dhe as drejtori, Latif Resyli, nuk i janë përgjigjur thirrjes së gazetarit.

Përgjigjje nuk ka kthyer as Blerim Devolli. Pyetjet i janë dërguar edhe Prokurorisë Speciale, nëse do të hetohet ky privatizim i dyshimtë, por as nga Prokuroria nuk janë deklaruar.

Sidoqoftë, nga analistët, por edhe nga qytetarët, ngrihet shqetësimi dhe dyshimi serioz, sipas të cilit edhe në këtë rast është një stil i njëjtë i Devollëve, që për një kohë kompanitë që po i blejnë me paratë e zhvatura nga populli po i lënë për një kohë në emër të ishpronarëve, për t'i kaluar pastaj në emër të kompanive të tyre në parajsat fiskale në Maltë, Panama, e shumë vende të tjera, siç kishte vepruar Shkëlqim Devolli me kompaninë ART MOTION e me shumë prona të tjera

Sipas analistit politik, Reshat Badallaj, nuk është vetëm 'Llamkos'-i që është në thonjtë e kësaj bande hajnash, serbiane Devolli, por këta janë të shtrirë edhe më gjerë.

Image
Reshat Badallaj

"Të gjitha dikasteret e mëdha, të cilat janë në emër të huaj, prapa këtyre pa më të voglin dyshim janë ky grup mafio-oligarkësh Devolli. Por, një gjë nuk duhet harruar se, përpos këtij grupi hajdutësh më të rrezikshëm në Ballkan qëndrojnë edhe mbështetësit dhe kryebanditët e majave të shtetit dhe qeveria kuislinge që ndajnë pazarin bashkë. Kjo bandë hajnash, banditësh e matrapazësh, që e vjedhin shtetin qëllimisht lehin si qentë e zgjebosur, kinse falimentoi dikasteri dhe po e blejmë ne. Kështu vepron ky rrjet kriminal mafio-oligarkësh, për të trashur xhepat e tyre, për të siguruar nëpër bankat e huaja dhe sigurojnë pasuri qindra milionësh, duke vjedhur djersën e taksapaguesve dhe duke vjedhur me qindra miliona edhe buxhetin e shtetit. Merreni me mend se as ligji as shteti nuk mund të ndalë këtë bandë hajdutësh që e shkatërroi deri në palcë ekonominë e vendit, janë të pangopur dhe të pashpirt. Pra, dua të them se kjo bandë Devolli është mbi ligjin, mbi shtetin, që janë më të fuqishëm se organet e larta", tha Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)