Zeqa: Organi i akuzës dështoi gjithmonë

  • 17 April 2019 - 19:22
Zeqa: Organi i akuzës dështoi gjithmonë

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka deklaruar se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës dhe se problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje. Ai thotë se "e vetmja mundësi, sipas disa ekspertëve ligjorë, është nëse Prokuroria e Shtetit i shpall si të dëmshme të gjitha këto kontrata.

"Atëherë ne mund të kemi njëfarë baze ligjore për ta plotësuar dhe të gjitha kontratat realisht të dëmshme do të trajtohen", ka theksuar Istrefi. Ai gjithashtu bëri të ditur se i kanë dërguar të gjitha kontratat në Prokurorinë e Shtetit si dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe "Vala". 

Sipas analistit Florim Zeqa, është mbresëlënëse deklarata e kryeshefit të Telekomit të Kosovës, z. Bedri Istrefi, "se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës dhe se problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje"!

"Megjithatë, çdo gjë mbetet në dorën Prokurorisë së Shtetit, respektivisht që ajo t'i shpallë si të dëmshme dhe të jashtëligjshme kontratat në fjalë. Po ashtu, edhe Komisioni Parlamentar dhe deputetët duhet ta bëjnë punën e vet në përgatitjen e infrastrukturës ligjore për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi i kurdisur nga oligarkët politikë. Edhe pse provat janë të mjaftueshme për Prokurorinë e Shtetit, ajo vazhdon të heshtë shpalljen e kontratave të dëmshme të PTK-së, filluar nga kontrata me 'Z-MOBILE' e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit qendror e deri në atë lokal", ka potencuar Zeqa për "Kosova Sot".  

"Prokuroria përgjatë 10 vjetëve të fundit nuk e pati guximin të hetojë seriozisht asnjë kompani kontraktuese me PTK-në, e lërë më të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe urdhërdhënësit e tyre në Qeveri dhe jo vetëm, ku e tëra përbën një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës. Bazuar në mosefikasitetin e sistemit të drejtësisë është e pritshme që të amnistohen sërish të gjithë protagonistët e krimit të organizuar në PTK, prej vitit 2009 e deri më sot, të cilët me kontratat zhvatëse e kriminale e sollën Telekomin në prag të falimentimit. Edhe pse e gjitha po ndodh para syve të të gjithëve, Prokuroria Speciale dhe Kryeprokuroria e Shtetit akoma po bëjnë 'sehir' thuajse nuk është duke ndodhur asgjë!", ka vlerësuar më tej analisti Florim Zeqa.

Sipas tij, siç duket, Prokurorisë po i mungon guximi që ta hetojë këtë proces nga fillimi e deri në fund, për shkak se aty janë të përshirë krerë më të lartë të shtetit, filluar nga krerët e shtetit, ish-kryeministra e shumë ministra e ishministra, kryetar komunash e deputetë të lidhur në bashkeortakëri me mafio-oligarkët e kriminalizuar