Tregon analisti: Ja kur do të kemi zgjedhje në Kosovë, kjo do të ndodhë me PDK-në

  • 17 April 2019 - 19:31
Tregon analisti: Ja kur do të kemi zgjedhje në Kosovë, kjo do të ndodhë me PDK-në

Ashpërsimi i gjuhës mes deputetëve dhe anëtarëve të partive politike në Kosovë, sipas analistëve politikë është sinjal i qartë se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se populli është mërzitur dhe mllefosur me PDK dhe partitë në pushtet

Image
Faik Krasniqi

“Jemi mësuar nga e kaluara që gjuha e ashpër e partive politike, të na jepte sinjal se zgjedhjet janë afër. Por tash gjërat kanë ndryshuar. PDK nuk është me ajo parti qe i fiton zgjedhjet siç i ka fituar në 12 vitet e kaluara. Populli është mërzitur dhe mllefosur me PDK dhe partitë në pushtet. Ikja me te madhe e njerëzve me viza pune tregon mllefin e qytetarëve ndaj këtij pushteti, që ua kanë varrosur shpresën. Mbi 99 përqind të qytetarëve e kanë ndjenjën e largimit”, shprehet Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen në momentin që përfundojnë zgjedhjet për kryetar të LDK-së.

“Zgjedhje do të ketë këtë vit, por ato nuk do te mbahen deri në vjeshtë pa mbaruar zgjedhjet për kryetar të LDK-së. Nëse zgjidhet kryetar dikush nga garda e vjetër, atëherë PDK hynë e relaksuar në zgjedhje, sepse do të ketë përballë vetëm Vetëvendosjen”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)