Partia Brexit e Farage, del e para në sondazhe

  • 17 April 2019 - 23:04
Partia Brexit e Farage, del e para në sondazhe

Partia Brexit, e themeluar nga Nigel Farage, ka dalë e para sondazhet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, duke thënë se partia e re do të jetë fituese e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.

Një sondazh nga YouGox, tregon se në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, se partia Brexit do të dalë e para, duke shënuar një rritje në sondazhe, nga 15% në 27%.

Partia laburiste, sipas sondazhit do të dalë e dyta, me 22% të votave, ndërsa e treta do të dalë partia konservatore, me 15% të votave.

Menaxheri i qendrës për hulumtime politike, YouGov, Chris Curtis, tha që Partia Brexit ka bërë një rritje drastike nga 15% të javës së kaluar në 27% këtë javë.

Zgjedhjet do të mbahen më 23 Maj, ndërsa Britania e Madhe do të marrë pjesë për shkak të shtyrjes së procesit së daljes nga BE‘së deri në fund të tetorit.

(Kosova Sot)