Për një ditë, 28 aksidente trafiku

  • 18 April 2019 - 10:27
Për një ditë, 28 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku.

7 prej aksidenteve janë me persona të lënduar dhe në 21 aksidente tjera nuk raportohet për të lënduar.

Përveç aksidenteve, PK ka shqiptuar edhe 1257 tiketa trafiku.

Në statistikat e përgjithshme që janë publikuar thuhet se, kanë ndodhur edhe 19 arrestime.  Ndërsa 5 persona janë dërguar në mbajtje, dhe 7 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot)