Lleshaj tregon se të kujt banke ishin paratë e grabitura në Rinas

  • 18 April 2019 - 12:12
Lleshaj tregon se të kujt banke ishin paratë e grabitura në Rinas

Nga foltorja e Parlamentit Sandër Lleshaj ka treguar se paratë e grabitura në Rinas kanë qënë të një banke të re, e cila ka blerë një bankë tjetër. Gjithashtu Lleshaj tha se nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura dhe ajo mund të jetë më e vogël, ose disa herë më e madhe.

“Paratë që u grabitën në Rinas janë të një banke të re, që ka blerë një bankë tjetër. Nuk e dimë shumën e saktë sa është grabitur, por është një shumë e konsiderueshme. Ka patur një përplasje të fortë me armë, ku ka mbetur një grabitës i vrarë.

Është angazhuar gjithë Policia për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ka patur një furgon të djegur për të devijuar vëmendjen e Policisë. Grabitësit kanë shkuar në disa tunele të braktisur, kanë djegur makinën dhe kanë lëvizur me mjete të tjera, duke humbur gjurmët”, – tha Sandër Lleshaj.

(Kosova Sot)