Miftari: Mafia e ka kapur drejtësinë

  • 18 April 2019 - 12:13
Miftari: Mafia e ka kapur drejtësinë

“Është i dhimbshëm dështimi i drejtësisë, i ligjit, i policisë, i gjykatave i prokurorëve i inteligjencës, i arsimit, shëndetësisë dhe pa dyshim vula kryesore e këtij orteku me dështime janë PDK-ja dhe klani i saj ‘Pronto’.

Deri diku këtë faj e bartin edhe partitë dhe klanet e LDK-së dhe AAK-së apo AKR-së, pasi ishin pjesë e pushtetit dhe mbajnë përgjegjësinë morale, por edhe ligjore për dështim të sundimit të ligjit dhe shtetit të Kosovës.

Me një prokurori, polici, gjyqësi, inteligjencë, të kapura fort nga mafia e partive politike në pushtet rezultati i sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar është zero dhe do të jetë zero edhe në të ardhmen”, tha analisti Naim Miftari për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)