Batalioni “Atlantiku” takohet me kryeministrin

  • 18 April 2019 - 13:03
Batalioni “Atlantiku” takohet me kryeministrin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar gjatë ditës delegacionin e Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shefi i Qeverisë ka thënë se ishte nder i jashtëzakonshëm t’i takonte ish-pjesëtarët e këtij batalioni derisa ka shtuar se ata e kanë lënë jetën e tyre të ndërtuar larg Kosovës për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut.

Ai ka thënë po ashtu se u jemi mirënjohës përjetësisht shqiptaro-amerikanëve që dhanë kontributin e tyre në luftë por edhe në liri, në forcimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në.

Në një video të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook pas vizitës, Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka shkruar se Batalioni i Atlantikut  janë krenaria e kombit, derisa këta të fundit i ka falënderuar për vizitën.

Në video shihen delegacioni para Qeverisë së Kosovës duke bërë shqiponjën.

 

Batalioni i Atlantikut - krenaria e kombit. Faleminderit për vizitë.

Posted by Besnik Tahiri on Thursday, April 18, 2019

Ndryshe sot gjatë ditës ata kanë mbajtur një takim edhe me krye parlamentarin Kadri Veseli.

Ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 20 vjet më parë nga Amerika iu bashkëngjitën luftës në Kosovë.

Për nder të kësaj vizite ditë më parë në sheshet e Prishtinës  janë vendosur disa flamuj Kuq e Zi, nga Batalioni  “Atlantiku”.

(Kosova Sot)