Badallaj: Banda e Serbisë dirigjon Tiranën

  • 18 April 2019 - 13:36
Badallaj: Banda e Serbisë dirigjon Tiranën

“Me duhet të ripërsëris pa pasur frike farë se shteti këndej e andej Drinit janë në duart e kryebanditëve, kryevagabondëve, kryeoligarkëve, që e vjedhin shtetin deri në palcë. Ky rrjet kriminal është i lidhur ngushtë me krimin.

Por krimineli i kësaj katrahure është edhe spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu dhe Blerim Devolli, që me direktiva të Serbisë janë duke bërë hata kundër shtetit dhe qytetarëve. Me para të pista ky rrjet kriminal i ka blerë këta langonj të majave të shtetit, prandaj janë mbi ligjin, janë mbi shtetin dhe me para të pista janë bërë supermilionerë dhe populli lufton për bukën e gojës.

A nuk është skandaloze që një hajn, si Blerim Devolli, të shpallet me titull të konsullit. Po kjo është çmenduri dhe ofendimi më i madh që i bëhet popullit dhe kombit në përgjithësi, kur një hajn, një matrapaz serbian, si Blerim Devolli, të bartë këtë titull. Genc Cakaj është pion i Edvin Kristaq Ramës.

Pra, ajo banda mafioze e Tiranës është e korruptuar deri në fyt nga kryeoligarkët e gjakut serbian, vëllezërit Devolli. Shqipëria me imazh është e shtrirë përtokë, sepse është në dorën e kryemafiozëve më të rrezikshëm që për lekë ata e shesin vendin si plaçkë. Këta janë soj banditësh dhe të lidhur ngushtë me krerët e Serbisë fashiste”, theksoi analisti Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)