Gjini: Integrimet evropiane, të bllokuara

  • 18 April 2019 - 13:39
Gjini: Integrimet evropiane, të bllokuara

“Një nga faktorët kyç se përse kemi ngecje në proceset evropiane dhe arsyeja që nuk mund ta fitojmë të drejtën për liberalizim të vizave është edhe segmenti i drejtësisë, përkatësisht ngecjet në mënyrën se sa ne po i luftojmë korrupsionin, ryshfetin, mitën, punësimet partiake, klanore, familjare, moszgjidhjet e lëndëve, parashkrimet e lëndëve dhe dënimet e buta kundrejt profileve të larta publike.

Ambasadori anglez, O’Conell, për të satën herë e nënvizoi se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet, në kuptim që duhet të kemi gjyqtarë dhe prokurorë profesionalë, të guximshëm dhe të pavarur në punën e tyre, me qëllim që korrupsioni të luftohet.

Por, fatkeqësisht, deklaratat të tilla nga një ambasador i vendit me të respektuar mbeten fontanë dëshirash”, u shpreh avokati Gent Gjini për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)