Vdes ish luftëtari i UÇK-së në Koshare

  • 18 April 2019 - 14:43
Vdes ish luftëtari i UÇK-së në Koshare

Osman Nishori, ish luftëtar i UÇK-së ka ndërruar jetë.

Këtë e ka bërë të ditur ish luftëtari Hisen Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se me të kanë luftuar bashkë në Koshare.

Postimi i tij i plotë:

N J O F T I M
Edhe një vëlla i armës për Ne luftëtaret e Koshares e mori vdekja, nga rreshti ynë i veteranëve të luftës së UCK në Koshare.
Njoftim për të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë e dashamirë se ka ndërruar jetë Osman Nishori.
Varrimi i te ndjerit do bëhet me dt:18.04.2019, ne ora 16:00 ne varrezat e Kamaranit.
Takimi do të bëhet te Restorant “LUMI” në Kamaran në orën 15:00 deri në 15:30.
Në emrin e të gjithë Ne i shprehim ngushëllime fëmijëve dhe familjes së gjerë Nishori.
U prehtë ne paqe bashkëluftëtari ynë!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Image