Vrasje e dyfishtë, qëllon për vdekje 66 vjeçarin dhe më pas vret veten

  • 18 April 2019 - 15:21
Vrasje e dyfishtë, qëllon për vdekje 66 vjeçarin dhe më pas vret veten

Më 17 prill 2019, rreth orës 14:00, është raportuar se në fshatin Lukovo të Kratovës, personi G.K. (57) nga Kratova, i cili kishte probleme shëndetësore, ka shkuar në shtëpinë e R.A. (66) nga Kratova dhe me pushkën e gjuetisë për të cilën posedonte leje, ka qëlluar personin R.A. i cili ka vdekur në vendngjarje.

Pastaj G.K. me të njëjtën armë ka kryer vetëvrasje para oborrit të shtëpisë së tij.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e të vdekurve janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

(Kosova Sot)