Guraziu: Oligarkët e paprekshëm

  • 18 April 2019 - 16:35
Guraziu: Oligarkët e paprekshëm

Analisti Ragip Guraziu vlerëson për gazetën “Kosova Sot” se po t'i prekësh Devollët ke prekur institucionet të larta të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës. “Dhe kjo është arsyeja pse Gent Cakaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk guxon e as nuk e denjon t`ia marrë titullin edhe Blerim Devollit si Konsull Nderi i Shqipërisë, i cili vlerësohet vetëm si turpi dhe kryezhvatësi i Kosovës e kurrsesi nderi i Shqipërisë !?

Kështu tani u vlerësua vetëm nga Rrahim Pacolli si i padenjë nga Gent Cakaj për të bartur titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë, por jo edhe biznesmeni i inkriminuar në skandale, Blerim Devolli, nga Peja, siç po i shfrytëzon Blerim Devolli si konsull nderi i Shqipërisë në komunën e Pejës privilegjet, për të cilat siç duket ua ka lyrë fytin pushtetarëve në Tiranë, duke u shëtitur Blerim Devolli me targa diplomatike dhe me të tjera privilegje të konsullit të nderit, duke i krijuar vetes imunitet, të blerë me para nga pushtetarët shqiptarë”, ka potencuar ai.

“Por për çfarë imazhi të Shqipërisë mund të flitet kur zgjedh konsuj nderi njerëz si Blerim Devolli apo Rrahim Pacolli, të cilit iu mor ai titull, mirëpo mikut të ngushtë të pushtetarëve në Kosovë dhe Shqipëri, Blerim Devollit, i cili përmbi 10 vjet përmes pushtetarëve të inkriminuar, së bashku me vëllain e vet, i bën qindra miliona euro, duke zhvatur popullin dhe ndërmarrjet publike si dhe buxhetin e shtetit.

Dhe kjo është arsyeja pse Gent Cakaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, nuk guxon e as nuk denjon t`ia marrë titullin edhe Blerim Devollit si konsull Nderi i Shqipërisë, i cili vlerësohet vetëm si turpi dhe kryezhvatësi i Kosovës e kurrsesi nderi i Shqipërisë !?”, ka thënë më tutje analisti Ragip Guraziu.

(Kosova Sot)