Shpërthen Salihaj: Akuza të rënda për Veselin

  • 18 April 2019 - 16:46
Shpërthen Salihaj: Akuza të rënda për Veselin

Kryetari i PDK-së, njëherit edhe kryetar i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga prokurorët që të ngritin aktakuza për politikanë e profilit të lartë. 

“Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”, deklaroi Veseli.

Por sipas ish deputeti të LDK-së, Adem Salihaj kjo është tallje me qytetarët e Kosovës.

Image
Salihaj

“Krerët e pushtetit po tallen me qytetarët e Kosovës, duke i trajtuar ata si injorantë, të cilët nuk i kuptojnë lojërat e tyre. Kadri Veseli, i cili është në krye të organit më të lartë e më të rëndësishëm të Kosovës, po bën qe disa herë apele hipokrite, ndërsa i ka të gjitha mundësitë që ta detyrojë prokurorinë që ta zbatojë ligjin, që t'i ndjekë kriminelët”, thotë për “Kosova Sot”, ish deputeti Adem Salihaj. Ai e quan Kadri Veselin kapo një organizate kriminale ilegale.

“Pra, një kryetar i kuvendit, një kryeministër apo president i Kosovës, nuk ka nevojë të bëjë apele të tilla. Ata duhet ta mbikëqyrin zbatimin e ligjit. Në fakt, apelet e tyre janë vetëm farsë për ta fshehur ndikimin e vërtetë të tyre, për ta penguar prokurorinë që ta ndjek korrupsionin e niveleve të larta. Një kapo i një organizate kriminale ilegale, siç është Kadri Veseli, nuk mund ta luftojë korrupsionin. Njerëzit e tillë janë ata që kanë krijuar kushte që Kosovën ta përfshijë një nivel kaq i lartë i korrupsionit”, përfundon për Salihaj për “Kosova Sot”. 

(Kosova Sot)