Dënohet me një vit burgim personi që merrej me trafikim të njerëzve

  • 18 prill 2019 - 16:52
Dënohet me një vit burgim personi që merrej me trafikim të njerëzve

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar me një vit burgim, të akuzuarin G.B., pasi që i njëjti akuzohet për trafikim me njerëz.

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me një vit heqje lirie të akuzuarin F.B. për veprën penale trafikimi me njerëz sipas Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

F.B. obligohet të paguajë shpenzimet procedurale dhe shumën prej 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i akuzuari ka përdorur dhe ka siguruar shërbime seksuale me persona për të cilët ka qenë në dijeni se janë viktima të trafikimit.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

(Kosova Sot)