Pazari mes Shpend Ahmetit e Behgjet Pacollit me ndërtimet në Prishtinë

  • 18 April 2019 - 19:15
Pazari mes Shpend Ahmetit e Behgjet Pacollit me ndërtimet në Prishtinë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”. E lidhur me këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a do të vazhdoj krimi i filluar me planet rregullative tani edhe me hartën zonale, ku pronat që janë të mafio-oligarkëve të lidhur me Shpend Ahmetin e Behgjet Pacollin, do të trajtohen për ndërtime të larta, ndërkaq pronat e qytetarëve që nuk janë pjesë e klanit PRONTO dhe JAHTEVE, do t’i shndërrojnë në gjelbërim, jo me qëllimin për tu gjelbëruar, por vetëm e vetëm për t’i shantazhuar dhe për të mos i lejuar për të ndërtuar, pasiqë qëllimi i Shpend Jahtit dhe Pacollit është që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar nga nëntoka kriminale, pjesë e së cilës janë edhe këta vetë?

Pse nuk përfshihen qytetarët në debate dhe të merren parasysh vërejtjet e tyre? Pse komuna e Prishtinës injoron tërësisht kërkesat e qytetarëve, ku edhe poqëse qytetarët ankohen me shkrim, kot e kanë, pasiqë e vetmja mundësi për të marrë vëmendjen e pushtetarëve si Shpend Ahmeti apo ministria e mjedisit, që është e udhëhequr nga partia e Behgjet Pacollit, është duke e shëtitur me JAHTA kryetarin e Prishtinës, apo duke ia lagur fytin siç ndodh në klanin kriminal PRONTO?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.