Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 19 April 2019 - 07:22
Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot" ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës08:40Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) organizon Simpoziumin mbarëshqiptar të kirurgëve të fëmijëve. (Hotel “Internacional Prishtina”, Prishtinë)

09:30Mbahet Festivali Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës. Merr pjesë dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

10:00“Let’s do it Kosova” organizon aksion pastrimi dhe mbjelljeje fidanësh në Skënderaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës Bekim Jashari. (Skenderaj)

10:00Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe partnerin implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë. (Fshati Maxhunaj, Vushtrri)

10:00Një grupi i specialistëve të Stomatologjisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), për mospunësim në institucionet publike shëndetësore. (Para MSh-së)

11:00Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00Promovohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë” nga Islam Lauka. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

12:00Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

12:00Artistët dhe mysafirë të tjerë të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina” do të mbjellin disa fidanë, duke iu përgjigjur sfidës “Mbille një pemë”. (Te Fakulteti i Arteve, Prishtinë)

13:00Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32)

13:30Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan)

15:00Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bën lansimin publik të ueb-faqes së re të sistemit gjyqësor në Kosovës. (“Sheshi 21”, Prishtinë)

16:00Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

16:30Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me qytetarë të Drenasit, në vazhdën e tubimeve me moton “Kundër PANhajnisë” dhe me kërkesë për zgjedhje të reja. (Shtëpia e Kulturës, Drenas)

19:00Vetëvendosje mban tubim me qytetarë të Prizrenit, në vazhdën e tubimeve me moton “Kundër PANhajnisë”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren).

(Kosova Sot)