Marrëveshja e Krimit Urbanistik, pazar mafioz i klaneve që kanë uzurpuar Prishtinën

  • 19 April 2019 - 07:29
Marrëveshja e Krimit Urbanistik, pazar mafioz i klaneve që kanë uzurpuar Prishtinën

Pas një dekade, Ministria e Pacollit dhe Komuna e Ahmetit iniciojnë Planin Zhvillimor dhe Hartën Zonale

Ahmeti, marionetë e Pacollëve, Thaçëve dhe Devollëve

“Tash kjo marrëveshje nuk ka për qëllim Planin Rregullativ për ndërtimin e Komunës së Prishtinës, por ndarjen dhe bashkëpunimin midis grupeve të interesit në kuadër të Prishtinës. Këtu mendohet në njërën anë grupi i Shpendit me Devollin dhe, në anën tjetër grupi i Pacollit dhe Hashimit për ndarjen e influencave dhe interesave ekonomike mbi Komunën e Prishtinës. Në fakt, kjo shihet edhe nga objektet që sundohen aktualisht nga njëri apo grup tjetër i interesit, nga objektet që ndërtohen në Prishtinë dhe nga lejet që jepen në Prishtinë për këto grupe. Kudo dhe në vendet kyçe kemi objekte të këtyre grupeve. Pothuajse Prishtina është privatizuar dhe merr frymë nga Pacollët, Devollët, Thaçët, etj. Me marrëveshjen aktuale kjo çështje do të legalizohet tërësisht dhe priten që edhe asetet e tjera të Prishtinës t’u jepen Thaçit, Pacollit, Devollit dhe të tjerëve”, thotë për “Kosova Sot”, analisti Muhamet Kelmendi

Kanë kaluar jo më pak se dy dekada pas lufte, fillimisht në administrimin e UNMIK-ut dhe më pastaj 11 vjet si shtet i pavarur dhe Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta bëjë Planin Zhvillimor dhe as Hartën Zonale të Komunës së Prishtinës. Mirëpo, në këtë mandat të fundit qeverisës, si në nivelin lokal dhe në atë qendror, është bërë një hap përpara, ndonëse që në fillim janë ngritur dyshime të mëdha për infiltrimin e grupeve kriminale të interesit në këtë aspekt. 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”. Por si dhe pse u zgjodh pikërisht kjo përbërje politike e qeverisjes së vendit në këtë mandat, pse nuk e kryen këtë punë më herët, analistët politikë dhe qytetarët shprehin dyshimet e tyre se është zgjedhur pikërisht ky moment për të vazhduar krimi i filluar me planet rregullative tani edhe me Hartën Zonale, ku pronat që janë të mafio-oligarkëve, të lidhur me Shpend Ahmetin e Behgjet Pacollin, do të trajtohen për ndërtime të larta, ndërkaq pronat e qytetarëve që nuk janë pjesë e klanit PRONTO dhe JAHTEVE do t’i shndërrojnë në gjelbërim, jo me qëllimin për t’u gjelbëruar, por vetëm e vetëm për t’i shantazhuar dhe për të mos i lejuar për të ndërtuar.

Sipas analistëve, qëllimi i Shpend Ahmetit dhe Pacollit është që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar nga nëntoka kriminale. Kjo është një nga arsyet madje që nuk përfshihen qytetarët në debate dhe të merren parasysh vërejtjet e tyre, por Komuna e Prishtinës injoron tërësisht kërkesat e qytetarëve. Edhe po qe se qytetarët ankohen me shkrim, kotë e kanë,pasi e vetmja mundësi për të marrë vëmendjen e pushtetarëve, si Shpend Ahmeti apo Ministria e Mjedisit, që është e udhëhequr nga partia e Behgjet Pacollit, është duke e shëtitur me JAHTE kryetarin e Prishtinës apo duke ia lagur fytin, siç ndodh në klanin kriminal PRONTO. Edhe pse janë pyetur nga gazeta, Ministria e Ambientit dhe Komuna nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara nga “Kosova Sot”.

Jep haraç, ndërton!

Image
Florim Zeqa

E ashtuquajtura Marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës” e arritur mes ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sipas analistit Florim Zeqa, s'është gjë tjetër veçse vazhdimësi e krimit urbanistik, i filluar me planet rregullative tani edhe me Hartën Zonale, ku pronat që janë të mafio-oligarkëve të lidhur me Shpend Ahmetin e Behgjet Pacollin do të trajtohen për ndërtime të larta, gjegjësisht për "rrokaqiejt" e Behgjet Pacollit, ndërkaq pronat e qytetarëve që nuk janë pjesë e klaneve mafioze do t'i shndërrojnë në "gjelbërim", jo me qëllimin për t'u gjelbëruar, por vetëm e vetëm për t'i shantazhuar dhe për të mos i lejuar për të ndërtuar pa dhënë haraç të majmë. 

“Në fakt, qëllimi i oligarkëve Shpend Ahmeti dhe Pacollit është që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar tërësisht nga nëntoka kriminale. Ka vite që Komuna e Prishtinës injoron kërkesat e qytetarëve, duke mos organizuar takime e debate, bashkë me këtë duke refuzuar çdo ankesë dhe vërejtje të qytetarëve. Pra, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, që nuk janë të lidhur me të "fortët" e politikës, çdo herë hasin në vesh të shurdhër dhe pa e prekur ndërgjegjen e pushtetarëve”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Marrëveshje mafiozësh

Image
Muhamet Kelmendi

E, sipas analistit politik Muhamet Kelmendi, edhe kjo marrëveshje duhet shikuar nga këndi për bashkëpunim midis pushtetit qendror dhe atij lokal për planifikim hapësinor të Komunës. Sipas Kelmendit, kjo është një marrëveshje e vonuar dhe lë të kuptohet që paraqet shumë pikëpyetje të kësaj marrëveshjeje në kuadër të ndërtimeve mbi bazën e një plani për ndërtim të qytetit të Prishtinës.

“Prishtina vuan nga ndërtimet pa leje apo me leje, por në kundërshtim me ambientin për një jetë normale për qytetarët. Tash kjo marrëveshje nuk ka për qëllim Planin rregullativ për ndërtimin e Komunës së Prishtinës, por ndarjen dhe bashkëpunimin midis grupeve të interesit në kuadër të Prishtinës. Këtu mendohet në njërën anë grupi i Shpendit me Devollin dhe, në anën tjetër grupi i Pacollit dhe Hashimit për ndarjen e influencave dhe interesave ekonomike mbi Komunën e Prishtinës. Në fakt, kjo shihet edhe nga objektet që sundohen aktualisht nga njëri apo grup tjetër i interesit, nga objektet që ndërtohen në Prishtinë dhe nga lejet që jepen në Prishtinë për këto grupe”, u shpreh ai. “Kudo dhe në vendet kyçe kemi objekte të këtyre grupeve. Pothuajse Prishtina është privatizuar dhe merre frymë nga Pacollët, Devollët, Thaçët, etj. Me marrëveshjen aktuale kjo çështje do të legalizohet tërësisht dhe priten që edhe asetet e tjera të Prishtinës t’u jepen Thaçit, Pacollit, Devollit dhe të tjerëve. Përndryshe, shihet aktualisht që Komuna në infrastrukturë po bën vetëm investime të karakterit formal dhe që kanë për qëllim vetëm keqpërdorimin e buxhetit të qytetit të Prishtinës. Kunjat e Shpend Ahmetit janë ngulitur në të gjitha anët e qytetit të Prishtinës. Tash, si çdo vit, po futen kinse gjelbërime në hapësirat midis rrugëve e që brenda 3- 4 muajve do të shkatërrohen”, ka thënë më tej Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. 

Ku përzihet Shpendi, lulëzon hajnia

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik Reshat Badallaj i ka thënë gazetës “Kosova Sot” se është dëshmuar dhe vërtetuar se aty ku është i përzier Shpend Ahmeti, është e pamundur të mos ketë dallavere dhe hajni, dhe me shumë të drejtë populli ia dha emrin Shpend hajni.

“Në fund të fundit, ky hajn është me aktakuzë të ngritur pikërisht për këtë zanat. Këtë mund të ndalë vetëm burgu, sepse ky dilenxhi e ka në gjak hajninë dhe dallaveret. Pra, ajo që ka dhënë leje ndërtimi sallamadi, atë që bandës serbiane e bandite që quhet Devolli, i dha toka në zemër të Prishtinës dhe shumë e shumë hajni të tjera, është e pamundur që të mos ketë fatin e zi edhe kjo marrëveshje, por do të vijë koha që do të njihet si marrëveshja e hajnisë, si ajo marrëveshja me bandën serbe Devolli për qumështin dhe kiflet”, tha Badallajt për “Kosova Sot”. 

“Personalisht mua nuk më habit fakti se unë problemet dhe hajninë e shoh më ndryshe dhe më larg, sepse këta mbështeten dhe përkrahen nga kryebanditët e majave të shtetit dhe klanet mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Si mund të shpjegohet kur i jepet hapësirë prorusit dhe proserbit, Behgjet Pacolli, këtij xhambazi dhe Shpend zezës, këlyshit të bandës Devolli, që Prishtinën e bënë katrahurë dhe që ia qiten flakën edhe ‘Vetëvendosjes’, duke shtirë pyka që dirigjoheshin nga klani e Zemunpoljes alias DEVOLLI”, tha Reshat Badallaj. Sipas tij, tani hilet me planin do të bëhen gjithsesi sipas dëshirës së tyre. “Shikoni planin fatzi që po e bëjnë tani, kinse me gjelbërim, vetëm për t’ia plasur perden syve popullit dhe pastaj këto interesa personale të ndajnë pazarin bashkë dhe t’i trashin kontot e tyre në Panama dhe vende të tjera. Ndër bosët e tjerë, që dihen dhe po i di edhe populli, të krimit të organizuar të nëntokës kriminale në majë janë edhe Behgjet proserbi dhe Shpend zeza, Shpend hajni dhe Shpend jahti, të cilët janë në grupin kriminal të grupit mafioz të kësaj bande më kriminale në tërë Ballkanin. Të gjitha këto marrëzi i bëjnë tinëzisht, prapa kurrizit të popullit dhe jo publikisht se e kanë frikën në palcë duke e ditur se populli i urren dhe i di se janë hajna. Por, populli nuk duhet të ndalet dhe nuk duhet të heshtë kundër kësaj bande shumë të rrezikshme kriminale”, ka shtuar ai.

Sipas Badallajt, nga kjo frikë e hajnisë të peshave të renda frikohen shumë nga populli që të përballen bashkërisht me popullin, sepse e dinë se plas sherri dhe pastaj zbardhen një nga një hajnitë e tyre.

Planifikim kriminal

Image
Gani Qarri

Një gjykim të tillë të planifikimit kriminal për këtë marrëveshje ka analisti politik Gani Qarri.

“Megjithëse ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi , si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e “Hartimit të Planit Zhvillimor dhe Hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”, ekziston dyshimi se krimi i filluar me planet rregullative tani do të vijojë edhe me Hartën Zonale, ku pronat që janë të mafio-oligarkëve të lidhur me Shpend Ahmetin e Behgjet Pacollin do të trajtohen për ndërtime të larta, ndërkaq pronat e qytetarëve që nuk janë pjesë e klanit PRONTO, atij të Pacollëve apo dhe JAHTEVE të Devollëve, ata do t’i shndërrojnë në "gjelbërim". Dhe e tëra kjo, jo me qëllimin për t’u gjelbëruar, por vetëm e vetëm për t’i shantazhuar dhe për të mos i lejuar për të ndërtuar, pasi qëllimi i Shpend Jahtit dhe Pacollit është që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar nga nëntoka kriminale, pjesë e së cilës janë edhe ata vetë”, tha Qarri për “Kosova Sot”. 

Sipas tij, dyshimi shtohet akoma më shumë për shkak të ikjes nga ballafaqimi në debate me qytetarët. “Madje, qytetarët as që përfshihen në debate, për t’u marrë parasysh edhe vërejtjet e tyre, pasi Komuna e Prishtinës jo vetëm se injoron tërësisht kërkesat e qytetarëve, por edhe nëse ata ankohen me shkrim, kot e kanë, pasi e vetmja mundësi për të marrë vëmendjen e pushtetarëve, si Shpend Ahmeti apo Ministria e Mjedisit, që është e udhëhequr nga partia e Behgjet Pacollit, mbetet shëtitja me JAHTE e kryetarit të Prishtinës, apo lagia e fytit, siç ndodh rëndom me klanin kriminal PRONTO”, tha Gani Qarri.

Thellimi i krimit urbanistik

Image
Ragip Guraziu

Kjo marrëveshje, edhe sipas analistit Ragip Guraziu, qëllimin e vetëm e ka që të arrihet objektivi i Shpend Jahtit dhe Pacollit, që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar nga nëntoka kriminale.

“Siç u bë publike tani, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”. Kjo nuk do të thotë se do të ngjajë ndonjë risi apo mrekulli,veçse edhe një skandal i radhës. Kjo do të vazhdojë krimin e filluar me planet rregullative tani edhe me Hartën Zonale, ku pronat, që janë të mafio-oligarkëve të lidhur me Shpend Ahmetin e Behgjet Pacollin, do të trajtohen për ndërtime të larta, ndërkaq pronat e qytetarëve, që nuk janë pjesë e klanit PRONTO dhe JAHTEVE, do t’i shndërrojnë në gjelbërim, pasi qëllimi i Shpend Jahtit dhe Pacollit është që ndërtimi në Prishtinë të jetë i kontrolluar nga nëntoka kriminale, pjesë e së cilës janë edhe këta vetë. Të mjerët qytetarë,deri kur do të lozin me ta kështu si macja me miun, thotë një proverb popullor’, tha analisti politik Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Qytetarët presin uzurpim nga industria kriminale e nëntokës së ndërtimeve

Dyshim të madh, madje me bindje se ky do të jetë një projekt kriminal i shkatërrimit të Prishtinës për interesat e ngushta të Pacollit dhe klanit të Shpend Ahmetit, e shohin këtë marrëveshje edhe qytetarët e anketuar.

Image
Hysen Ademi

Qytetari Hysen Ademi nga Prishtina tha për “Kosova Sot” se jorastësisht është zgjedhur mandati i koalicionit në nivelin lokal e qendror për ta bërë një projekt të tillë, që, sipas tij, do të përfitojnë vetëm grupet e ngushta të interesit, por jo qytetarët. “ ju thënë të drejtën, kjo na jep të krijojmë bindjen dhe dyshimin tonë se diçka po fshihet për interesat e tyre, pasi rastësisht nuk ka ndodhur tani kjo marrëveshje, meqenëse Prishtina qysh herët ka pasur nevojë që ta ketë të rregulluar dhe definuar krejt këtë çështje, për të pasur edhe Planin Zhvillimor edhe Hartën Zonale, por kjo që arrihet tani na bënë të kuptojmë që ka marrëveshje për interesat e tyre të arritur paraprakisht në tavolinë. Dihet fare mirë se kush është Behgjet Pacolli e kush janë këta të tjerët, thjesht janë krejt këta njerëzit e krimit. Këta merren me ndërtimet e larta dhe përcaktimin e zonave dhe krejt kjo do të shkojë në kurriz të popullit. Prandaj, kjo na bënë për të dyshuar se pse nuk u realizua deri më tash, por pikërisht tash kur erdhën në pushtet këta, Behgjet Pacolli që është në nivelin komunal dhe atë qendror, prandaj është për mua kaq e dyshimtë, si qytetar rezident i Prishtinës që 54 vjet. Aq më e dyshimtë bëhet kjo marrëveshje derisa nuk kemi pasur akoma rastin të përcjellim as edhe një debat të vetëm me qytetarë, për të marrë në konsideratë propozimet dhe kërkesat e tyre lidhur me Hartën Zonale, prandaj kjo akoma më shumë na bënë me dije se bëhet fjalë për prapaskena të përgatitura që na bëjnë shumë për të dyshuar”, theksoi Ademi për “Kosova Sot”. Se ky është një skenar kriminal i mafisë së ndërtimit, e që po ashtu edhe konflikt interesi në raport me ushtrimin e pushtetit, e thotë qytetari Reshat Salihi. 

“ Fillimisht këtu ka një konflikt serioz të interesit në arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi Komuna e ka arritur këtë marrëveshje me Ministrinë përkatëse, sepse dihet që Selim Pacolli është edhe nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, dhe ky është një konflikt i pastër interesi, por për këtë këta nuk duan të shohin e të dëgjojnë, sepse qëllimi është që Behgjet Pacolli t’i realizojë planet e veta. Realizimin e këtij qëllimi gjithsesi e ndihmon edhe situata që eksiton në raportet politike në Komunë, sepse Shpend Ahmeti detyrohet për t’i dhënë projektet e tilla për ta ruajtur pushtetin, por edhe për të përfituar personalisht, prandaj kjo vjen e bëhet dyfish më shumë konflikt interesi. Pra, kjo është diçka krejtësisht e paramenduar dhe pa debat publik me qytetarët, gjë që nuk është dashur të ndodhë, mirëpo këta duan të shkojnë kështu vetëm për vetëm, pa qytetarët, edhe pse është shkelje serioze, derisa nuk i pyet qytetarët dhe nuk merresh vesh me ta”, potencoi Salihi për “Kosova Sot”. Sipas tij, do të ishte e rrugës që për këtë temë të diskutohet edhe në Asamblenë komunale, që Asambleja komunale të mos e lejojë një gjë të tillë që dëmton qytetarët.

Edhe qytetari tjetër Ilmi Krasniqi tha për “Kosova Sot” se ky është një projekt i paramenduar mirë dhe i detajuar mes Shpend Ahmetit e Behgjet Pacollit. “Kjo mund të ndodhë kështu, sepse janë lidhur këta hajnat e Drenicës me këtë grupin e hajnave të Behgjet Pacollit, dhe këta janë gati për ta shkatërruar krejt territorin e qytetarit dhe të komunës së Prishtinës...Është shumë e vërtetë që ky është një skenar i përgatitur, sepse ai, Behgjet Pacolli e ka paranë më të madhe dhe tani kush e ka paranë më të madhe ai edhe i fiton të gjitha, edhe tenderin dhe çka jo tjetër. Unë dhe ti as nuk mund të fitojmë tenderë dhe as të bëjmë këso lloj projektesh, e as këso lloj tradhtish që po bëhen e nga të cilat është duke vuajtur ky popull”, vlerësoi Krasniqi.

Plan kriminal për realizimin e dallavereve të bashkërenduar mes Pacollit, Shpend Ahmetit dhe klanit “Pronto”, e sheh këtë marrëveshje edhe qytetari Selver Lenjani.

Image
Selver Lenjani

“Unë këtu mendoj se kjo marrëveshje është bërë për realizimin e disa interesave personale të Behgjet Pacollit dhe të ministrit që është nga partia e tij, pra Fatmir Matoshit, dhe nuk është kjo marrëveshje në interes të qytetarëve të Prishtinës, atyre qytetarëve që u nevojitet një projekt i drejtë dhe shumë i vonuar, që po i dëmton me vite këta qytetarë nga mungesa e pasjes së projektit të kompletuar, mirëpo në këtë rast ky nuk shkon në interes të qytetarëve, por të pushtetarëve dhe të grupeve mafioze. Edhe Shpendi, në këtë rast si nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, do ta ketë hisen dhe tallin e vet, ndonëse po të kishte menduar si duhet, në interesin qytetar, ashtu siç edhe ka premtuar, është dashur të përfillen kërkesat e qytetarëve dhe të mbahen me muaj të tërë, ndoshta një vit i plotë, debatet publike me qytetarët”, theksoi Selver Lenjani për “Kosova Sot”. Sipas tij, në këtë mënyrë do të përfitojnë të gjithë dhe jo grupet e caktuara të interesit.

(Kosova Sot)