51 aksidente për një ditë në Kosovë

  • 19 April 2019 - 08:45
51 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 23 kanë qenë me të lënduar kurse 28 pa lëndime në njerëz. 

Po ashtu, për 24 orë, policia e trafikut rrugor nuk ka kursyer as tiketat për kundërvajtësit në komunikacion.

Kështu, për një ditë janë shqiptuar 1262 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut.

(Kosova Sot)