Ish shoku i Zahir Pajazitit ‘shpërthen’ ndaj Shpend Ahmetit
Ish-miku i Zahir Pajazitit, Sali Rexhaj përmes një postimi në facebook ka kritikuar ashpër kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Zahir Pajazitin, e kam pase shok e bashkeveprimtare te mire. Me vie shume keq kur e shoh kryetarin e Prishtines para permendores se tije me te mbathura sportive e pa kravate. Nje minimum respekt duhet te kete Shpendi per te, ose te mos shkoj aty fare, siq nuk shkon as te varri as permendorja e Presidentit Rugova”, ka shkruar Rexhaj, përcjellë “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)