Abuzoi seksualisht me 16-vjeçaren, arrestohet një burrë në Prishtinë

  • 19 April 2019 - 11:12
Abuzoi seksualisht me 16-vjeçaren, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për shkak se dyshohet se keqpërdori seksualisht një vajzë të mitur.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast përveç që i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 12.04.2019 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që kishte keqpërdorur seksualisht viktimën (e mitur) femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot)