Konfiskohen bagëti dhe mjete pune, po kontrabandoheshin nga Serbia

  • 19 prill 2019 - 11:54
Konfiskohen bagëti dhe mjete pune, po kontrabandoheshin nga Serbia

Në fshatin Dumnicë të Podujevës, dje në orën 16:00 policia ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kaluar ilegalisht kufirin që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Me të vërejtur policinë të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Pas kësaj njësia patrulluese kufitare bashkë me njësinë nga Agjencioni i Veterinës kanë konfiskuar tre bagëti.

Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar.

Më vonë, rreth orës 21:30, policia kufitare ka ndaluar një burrë që me kamionetë nga territori i Serbisë po hynte në Kosovë.

Kamioni me mjete të punës është ndaluar në Muqivërcë. Me vendim të prokurorit malli është dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)