Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që i la dy të burgosur të rrezikshëm në një veturë

  • 19 April 2019 - 12:02
Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që i la dy të burgosur të rrezikshëm në një veturë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar zyrtarin, i cili kishte transportuar me të njëjtin automjet nga Burgu i Sigurisë së Lartë për në gjykatë dy të dënuarit SH.M dhe B.K

Zyrtari që ishte përgjegjës për organizimin e këtij transporti do të jetë i suspenduar deri në përfundim të hetimeve për rastin në fjalë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë,  automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre.

“SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje dy të denuarit,  SH.M dhe B.K, të cilët vuajn denimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë tansportuar në të njejtin automjet për në gjykatë.

(Kosova Sot)