Shkodra: Autonomia për serbët e Kosovës Veriore do të ishte një spicë shumë e keqe

  • 19 April 2019 - 12:33
Shkodra: Autonomia për serbët e Kosovës Veriore do të ishte një spicë shumë e keqe

Analisti Shefik Shkodra theksoi për “Kosova Sot” se dy-tri opsione mund të jenë në tavolinë nga fuqitë botërore.

“Si duket opsioni për ndryshimin e kufijve do të bjerë. Ndarja apo lëkundja e kufijve do të ishte një problematikë edhe për vendet tjera, në anën tjetër Kosova pas aq kohe do të duhej të fillojë prej zero. Por, edhe autonomia për serbët e Kosovës Veriore do të ishte një spicë shumë e keqe. Serbia në këto dy opsione shpreson. Ajo që do të duhej për ne, Kosova të mbetej në kufijtë e tashëm.

Duke mos përfillur planet e Vuçiqit, Thaçit e të tjerëve, do të qetësohej gjendja politike te ne. Në qoftë se rusët marrin pjesë në këtë takim, problemi sigurisht që do të jetë më i vështirë në marrëveshje”, theksoi analisti Shkodra.

(Kosova Sot)