Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar, humb jetën në spital

  • 19 April 2019 - 13:06
Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar, humb jetën në spital

Ka nderruar jete ne spital, burri qe ishte veteplagosur me arme zjarri kete paradite në Tiranë, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij.

Sipas “News 24”, burri 50-vjecar, qe e ka gruan oficere policie nuk ka mundur t’i mbijetoje plageve te marra nga arma e zjarrit.

Nderkohe, sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. 

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)