Kush është “supergrabitësi” i dytë në Aeroportin e Rinasit, detajet

  • 19 April 2019 - 13:10
Kush është “supergrabitësi” i dytë në Aeroportin e Rinasit, detajet

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Klement Çalën, të dyshuar si grabitësin e dytë brenda në Rinas, pas Admir Muratajt. Klement Çala është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në Greqi cilësohet si “supergrabitësi” bashkë me Admir Muratajn.

Grupi i Muratajt ku bënte pjesë edhe Çala, kanë kryer disa grabitje në Greqi, si dhe janë arratisur nga burgu, njësoj si në filma.

Klement Çala sapo u arratis me Admir Muratajn nga burgjet greke, erdhi në Shqipëri. Disa vite më vonë, Çala dhe Murataj organizuan grabitjen e blindave me para në Qafë-Kashar. Ka qënë muaji shkurt i 2017-së, kur Murataj me Klement Çalën kryen grabitjen e milionave euro. 

U shpallën në kërkim, por asnjëherë nuk u gjetën, si Admir Murataj, po ashtu edhe Klement Çala. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë në arrati dhe ja ku shfaqet, pas dy vitesh, ku bashkë me Admir Muratajn kryjen grabitjen e 10 milionë euro brenda Aeroportit të Rinasit.

Detajet

Çala është arratisur bashkë me Admir Muratajn nga burgjet greke, ka grabitur bashkë me të edhe bankën e Larisas në Greqi. Gjithashtu Çala ka grabitur me Admirin, blindat me para pranë Qafë-Kasharit në shkurt të 2017-së.

Klement Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës. 

I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.

(Kosova Sot)