E pabesueshme/ Ky është filmi që gjeti policia në vilën e Admir Muratajt

  • 19 April 2019 - 13:31
E pabesueshme/ Ky është filmi që gjeti policia në vilën e Admir Muratajt

Vijojnë hetimet në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas ditë më parë. Grabitje e cila shkundi jo vetëm opinionin publik në Shqipëri por edhe situatën e rendit dhe sigurisë kombëtare. 

Pavarësisht se nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me grabitësit, prokuroria ka shpallur në kërkim pesë persona. Ndërsa bëhet me dije se hetimet janë shtrirë edhe në Kosovë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47-vjeçari është fshehur atje.

Çështja duket se ka nxjerrë të tjera detaje, pasi gjatë një kontrolli në vilën e Admir Muratajt janë sekuesturar në cilësinë e provave materiale mjaft CD me filma për grabitjen e bankave. Mes këtyre CD ishte edhe filmi më i famshëm “Point Break”. 

Murataj nuk ka qenë i vetëm në këtë grabitje. Një ish-komando mendohet se ka qenë pjesë e kësaj grabitjeje, duke iu referuar lëvizjeve tepër profesionale me armë që bënte në videon e publikuar gjatë momentit të grabitjes.

(Kosova Sot)