Hoxhaj e Tahiri me nismë për penalizimin e atyre që mohojonë krimet serbe

  • 19 prill 2019 - 14:20
Hoxhaj e Tahiri me nismë për penalizimin e atyre që mohojonë krimet serbe

Pasi Qeveria e Kosovës miratoi nismën për të penalizuar ata që mohojnë krimet e kryera nga Serbia në vitin 1999, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri përmes një konference për media thanë se një iniciativë e tillë është e domosdoshme.

Sipas tyre, tendenca për të mohuar krimet ndaj shqiptarëve dëmton multietnicitetin në Kosovë. Ata thanë se kjo iniciativë mbi të gjitha është ka qëllim moral.

“Qëllimi i iniciativës ligjore mbi të gjitha është moral. Çështja e kërkim faljes duhet të jetë përherë kërkesë e jona dhe mos të hiqet nga tavolina. Këto janë tema që burojnë nga mandati i shoqërisë”, tha Hoxhaj.

Ai tha se dialogu Kosovë – Serbi mbi të gjitha i shërben interesit të Kosovës.

“Por ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë sa dhunshëm ka qëndruar Serbia në Kosovë. Ajo çka ka ndodh para 20 vjetësh në Kosovë nuk duhet të harrohet, dhe pas disa vitesh nëse dikush i mohon krimet, duhet të ndiqet penalisht. Gjatë javës që po mbyllet sot ka pas kërkesë të madhe ta sqarojmë iniciativën sa i takon mohimit të krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë. Mohimi i krimeve që shteti serb ka bërë në Kosovë është krim i dyfishtë është ofendim ndaj familjeve.

Ministri i Drejtësisë tha se një iniciativë e tillë ligjore është e domosdoshme.

“Nuk do të lejojmë të mohohen krimet ndaj shqiptarëve në vitet 98-99. Ne si qeveri kemi përkushtim maksimal qe të ndërtojmë shoqëri multietnike, që çdo qytetar ta ndjejë veten mirë në Kosovë. Por tendenca të tilla për mohim të krimeve e dëmtojnë multietnicitetin”, tha Tahiri.

(Kosova Sot)