Vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin para Samitit të Berlinit

  • 19 April 2019 - 14:55
Vjen akuza e rëndë për Hashim Thaçin para Samitit të Berlinit

Çfarë do të sjellë takimi i Berlinit dhe cili është skenari për Kosovën dhe Serbinë i përgatitur nga fuqitë e mëdha? Nuk është e lehtë përgjigja lidhur me këtë çështje, por si duket ky takim do ta 'varrosë' idenë për korrigjim kufijsh, ashtu siç ka shkruar gazeta austriake "Der Standard". Analistët thonë se takimi i Berlinit do të jetë një shuplakë për Thaçin, i cili dëshiron që Serbisë në këmbim të shpëtimit të vetes nga Specialja t'i japë tokë. 

Andaj, sipas tyre, ky takim do ta vulosë dështimin e planit të Thaçit, Vuçiqit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës, por shtrohet pyetja se çfarë skenari do të bëjë Thaçi për t'i shpëtuar Speciales dhe a përfshihet në skenar edhe plasni për destabilizimin e Kosovës për t'u shfaqur, pastaj si shpëtimtari. Analistët thonë se ka rrezik që edhe Rusia të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç po kërkon Serbia.

Image
Salihaj

Ish-deputeti Adem Salihaj theksoi për "Kosova Sot" se takimi i Berlinit do ta konfirmojë qëndrimin e kancelares Merkel dhe do t'ua bëjë me dije Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës se ideja e tyre për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh nuk do të kalojë.

"Nuk duhet harruar se Thaçi po punon ditë e natë për copëtimin e Kosovës, pavarësisht faktit se tash më asnjë shtet, përveç Serbisë dhe Rusisë, nuk e përkrah këtë plan. Tashmë, përveç kancelares Merkel, as SHBA-të më nuk po e përmendin çështjen e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve. Ishte e qartë se Thaçi ishte munduar t'i mashtrojë amerikanët se gjoja Kosova ishte e interesuar për shkëmbim territoresh, gjë që ishte plotësisht e pavërtetë. Qëllimi i vetëm i Thaçit ishte dhe mbetet realizimi i planit serbo-rus për copëtimin e Kosovës, në mënyrë që ai të shpëtojë nga burgu për krimet që ka bërë. Është tepër e habitshme injoranca e klasës politike të Kosovës, e cila e mban president një njeri të shitur, i cili punon ditë e natë për copëtimin e Kosovës", theksoi ish-deputeti Adem Salihaj për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)