Kush ishte spiuni nga jeta reale, që frymëzoi krijimin e agjentit sekret 007?

  • 20 April 2019 - 01:00
Kush ishte spiuni nga jeta reale, që frymëzoi krijimin e agjentit sekret 007?

James Charles Bond vdiq në moshën 89 vjeçe, në vitin 1995

'Për familjen tonë ka pasur rëndësi të madhe që në gurin e gjyshit të shkruhej statusi '007' dhe emri i tij i vërtetë i lindjes’, theksoi nipi i spiunit Bond, Stephen Phillips, 52 vjeç. James Bond, nga Svansea, Uellsi Jugor, kurrë nuk iu tregoi familjarëve asgjë rreth të së kaluarës së tij të fshehtë, por falë gjurmimeve të nipit të tij, Phillips, e vërteta ka dalë në shesh

Një spiun nga jeta reale, i quajtur James Bond, për të cilin mendohet se ishte frymëzim për agjentin e famshëm sekret të filmave, ka të shkruar shifrën '007' në gurin e tij të varrit.

James Charles Bond, i cili vdiq në moshën 89 vjeçe, në vitin 1995, u zbulua se ishte spiun vetëm pasi që nipi i tij, pas vdekjes së tij, analizoi dokumentet nga Lufta e dytë botërore.

Dhe tani Stephen Phillips, 52 vjeç, ka bërë që e kaluara sekrete e gjyshit të tij të shënohet në gurin e varrit të tij, në Svansea, Uellsi Jugor.

thotë: 'Për familjen tonë ka pasur rëndësi të madhe që në gurin e gjyshit të shkruhej statusi '007' dhe emri i tij i vërtetë i lindjes’.

Bond, nga Svansea, Uellsi Jugor, kurrë nuk iu tregoi familjarëve asgjë rreth të së kaluarës së tij të fshehtë, por falë gjurmimeve të nipit të tij, Phillips, e vërteta ka dalë në shesh.

ka analizuar dokumentet nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat më parë nuk ishin të qasshme, për shkak të Aktit sekret zyrtar. Në ato dokumente shihet se punëtori i metalit, James Bond, ishte anëtar i grupit elitar Ekzekutivi i operacioneve speciale (SOE). Si i tillë, ai kishte punuar nën komandën e Ian Flemingut, i cili, nga ana e tij, kishte shërbyer si komandant detar para se të bëhej shkrimtar dhe të shkruante librat rreth agjentit James Bond.

Gjyshi i tij ishte ushtruar për përdorim të eksplozivëve dhe armëve të zjarrit

Phillips, shitës zarzavatesh, beson se raporti i tyre ndikoi si frymëzim për të shkruar librat rreth agjentit sekret, duke thënë: “Kishte rreth 100 milionë ushtarë nga 30 vende dhe vetëm 13,000 pjesëtarë të SOE. Vetëm njëri nga ta quhej James Bond. Besoj se gjyshin e mbronte vetë Ian Fleming”.

Më pas, Phillips shton se gjyshi i tij ishte ushtruar për përdorim të eksplozivëve dhe armëve të zjarrit, si pjesë e misioneve të tij të operacioneve speciale.

thotë më pas :'Gjyshi im mori kushërirën time, Jenny, për dore, derisa ajo ishte adoleshente dhe një ditë i tha: a mund të më besosh nëse të them se unë jam James Bondi i vërtetë”. Ai nuk kishte thënë më asgjë tjetër, dhe kushërira nuk kishte bërë asnjë pyetje. Unë zbulova se gjyshi ishte spiun që punonte prapa linjave të armikut në vitin 1942, pasi që Ian Fleming krijoi një ekip elitar të pjesëtarëve të SOE me qëllim të kryerjes së një misioni, detajet e të cilit nuk janë zbuluar. Gjyshi im ishte njëri nga gjashtë pjesëtarët e atij grupi, gjë që më bën të ndihem tepër krenar. Ata njerëz ishin heronj”.

Nipi Phillips ka vendosur që këto zbulime t’i përjetësojë në gurin e varrit të gjyshit të tij. Ai thotë se gjyshi i tij gjatë tërë jetës ishte i penguar nga Akti i sekreteve zyrtare dhe nuk mund ta tregonte të vërtetën rreth vetes së tij. Tani, më shumë se 24 vjet pas vdekjes së tij, më nuk ka nevojë të mbahen këto sekrete. Ai i mori sekretet e tij me vete, në varr, por, për fat, ato tani kanë dalë në dritë.

Pas pensionimit si punëtor fabrike, kishte shitur ëmbëlsira për fëmijë

“Më duket gjë shumë me vend që e kaluara e tij të përmendet në gurin e varrit të tij”.

Tani, në gurin e varrit të James Bondit nga Svansea, në Uellsin Jugor, shkruan:

James Charles Bond, S.O.E 007, 1906-1995, burrë, baba dhe gjysh i dashur.

Por, Ian Fleming, i cili vdiq në vitin 1964, thoshte se emrin James Bond e kishte marrë nga një ornitolog amerikan, meqë donte një emër të thjeshtë për agjentin e tij fiktiv. Por, Phillips është i bindur se Fleming kishte deklaruar kështu vetëm që ta mbronte gjyshin e tij, meqë ashtu e obligonte ligji.

Përndryshe, James Bond nga Svansea, pas pensionimit si punëtor fabrike, kishte shitur ëmbëlsira për fëmijë, me gjysmë orari. Profesion interesant për një agjent sekret, apo jo?

Nipi Phillips ka vendosur që këto zbulime t’i përjetësojë në gurin e varrit të gjyshit të tij. Ai thotë se gjyshi i tij gjatë tërë jetës ishte i penguar nga Akti i sekreteve zyrtare dhe nuk mund ta tregonte të vërtetën rreth vetes së tij. Tani, më shumë se 24 vjet pas vdekjes së tij, më nuk ka nevojë të mbahen këto sekrete. Ai i mori sekretet e tij me vete, në varr, por për fat, ato tani kanë dalë në dritë

Phillips, shitës zarzavatesh, beson se raporti i tyre ndikoi si frymëzim për të shkruar librat rreth agjentit sekret, duke thënë: “Kishte rreth 100 milionë ushtarë nga 30 vende dhe vetëm 13,000 pjesëtarë të SOE. Vetëm njëri nga ta quhej James Bond. Besoj se gjyshin e mbronte vetë Ian Fleming”.

(Kosova Sot)