“Amerika ia jep Veriun Serbisë, nëse i vë sanksione Rusisë”

  • 19 April 2019 - 16:05
“Amerika ia jep Veriun Serbisë, nëse i vë sanksione Rusisë”

Amerikanët ia kanë ofruar Veriun e Kosovës Serbisë nëse kjo e fundit i vë sanksione Rusisë, shkruan portali serb Espreso.  

Sipas këtij portali, bashkëpunëtorët e Trump këtë ofertë ia kanë bërë palës serbe para takimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pekin me presidentit e Rusisë dhe Kinës më 26 prill, 3 ditë para se të mbahet Samiti i Berlinit.

Sipas portalit Espreso, amerikanët kanë kërkuar që Serbia të heq dorë edhe nga anëtarësimi në unionin euroaziatik dhe që të zotohen se në ardhmen të anëtarësohet në NATO.

(Kosova Sot)