Aksident i rëndë, plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

  • 19 April 2019 - 17:45
Aksident i rëndë, plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Milot-Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të , të Urës me Harqe ku drejtuesi i njërit nga mjetet e përfshira në aksident, 29-vejccari me inicialet K.M., është përplasur me mjetin e drejtuar nga 37-vjeccari me inicialet A.N.

Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit  A.M.,25 vjeç, banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç, banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nuk bëhet ende i ditur shkaku i aksidentit, ndërsa policia po zbulon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe, mjeti me  drejtues shtetasin K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur  me mjetin me drejtues shtetasin A.N. 37 vjeç, banues në Burrel.

Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit  A.M.,25 vjeç,banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç,banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe,banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit

(Kosova Sot)