Demokratët kërkojnë versionin e plotë të raportit të Muellerit

  • 19 April 2019 - 17:58
Demokratët kërkojnë versionin e plotë të raportit të Muellerit

Kongresistët demokratë kanë bërë kërkesë zyrtare që të kenë qasje në raportin e plotë të hetuesit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Komisionit për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, i cili është anëtar i Partisë Demokratike, e paraqiti kërkesën për raportin e plotë në Departamentin e Drejtësisë. Ai tha se nuk mund ta pranojë një version të redaktuar të këtij raporti që e lë në errësirë pjesën më të madhe të kongresistëve.

“Komisioni im ka nevojë që ta ketë raportin e plotë dhe është i thirrur të ketë qasje në të. Duket se raporti është redaktuar në masë të konsiderueshme. Nuk kemi parë asnjë dëshmi që është bërë nga hetuesi special për këtë rast”, tha ai përmes një deklarate.

Në këtë raport përmenden hollësi për përpjekjet e presidentit Trump për pengimin e hetimeve të Muellerit, duke bërë që demokratët të kenë arsye për ta akuzuar atë.

Raporti me 448 faqe jep dëshmi për pengesat e shkaktuara nga presidenti, por nuk ka arritur në ndonjë përfundim se ai ka kryer krime përmes pengimit të sistemit të drejtësisë, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)