Arrestohen hajnat e Gjilanit, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje

  • 19 April 2019 - 18:02
Arrestohen hajnat e Gjilanit, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje

Policia e Kosovës , njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit, pas një periudhe hetimi dhe grumbullimi të provave përmes rrugëve operative ,sot më datën 19 prill 2019 kanë arrestuar katër të dyshuarit (dy madhor dhe dy të mitur) që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës.

Për të njëjtit ekziston dyshimi se më datën 10.04.2019 në një market në Fshatin Livoç i ulët komuna e Gjilanit, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje’’ me ç’rast kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme si dhe një shumë të parave.

Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit janë të përfshirë edhe në vepra tjera penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda”, të cilat kanë ndodh në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë ku hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë prova të qëndrueshme për disa raste ku dyshohet se këta persona janë të involvuar.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Dy të dyshuar madhorë janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 orë. Rastet janë duke u hetuar nga hetues policor të Policisê së Kosovës.

(Kosova Sot)