Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës, mos ia mësyni Merdares

  • 19 April 2019 - 18:42
Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës, mos ia mësyni Merdares

Pika kufitare në Merdare vazhdon të jetë një nga pikat më të padëshiruara nga bashkatdhetarët, pasi edhe për të hyrë e për të dalë nga Kosova, duhet të presin me orë të tëra.

Një situatë e ngjashme është edhe sot.

Sipas faqes zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, aktualisht pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë e gjysmë, ndërsa për të dalë nga Kosova duhet pritur në kolonë për 1 orë e gjysmë.

Megjithatë situatë pak më e mirë është tek Dheu i Bardhë, pasi që atje duhet pritur për të hyrë në Kosovë 1 orë , ndërsa për të dalë nga Kosova vetëm 10 minuta.

Në Muçibabë pritja për të hyrë në Kosovë është 3-5 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova 30 minuta.

Kjo situatë përsëritet sa herë që bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës për të pushuar.

(Kosova Sot)