Politika kosovare, peng i arkivave të SHIK-ut

  • 19 April 2019 - 19:06
Politika kosovare, peng i arkivave të SHIK-ut

Nesër në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se çka mundë të presin qytetarët nga hetimi i komisionit parlamentar për abuzimet më shumë se një dekadë e gjysmë në ndërmarrjen më profitabile publike në vend- Postë Telekomin e Kosovës?

A do të jetë edhe ky hetim i komisionit parlamentar realisht një farsë dhe dështim i plotë, pasiqë poqëse këta deputetë që nuk janë për herë të parë në legjislaturë do të ishin të interesuar kanë mundur ta bëjnë këtë punë shumë vite më parë?

Pse çfarëdo raporti që mundë ta nxjerrë ky komision për abuzimet milionëshe në PTK, e që këto abuzime janë bërë për ditë për 20 vite rresht,do ta ketë fatin e njëjtë me raportet e deritanishme të të gjitha komisioneve nga mandatet e kuvendit të Kosovës, për të cilat nuk reagoi dhe nuk veproi prokuroria speciale e as ajo e shtetit, por u harruan dhe mbeten në pluhur në sirtarët e kuvendit të Kosovës, kurse deputetët morën mëditje të majme për kinse punën hetimore të bërë nga ana e tyre?

Pse qytetarët nuk mund të presin asgjë nga këta deputetë e as nga kjo qeveri e këta pushtetarë të të dyja niveleve të qeverisjes, pasiqë politika kosovare është bërë peng i arkivave të SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Burdushit?

A do të thotë kjo se poqëse Burdushi apo Kadri Veseli i SHIK-ut vendosin një ditë t’i hapin letrat, në skenën politike do të kemi termet te madh, pasiqë kjo klase politike në vend se të luftojnë me veprime kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka hyrë në çdo institucion, në vend se që mbi 10 vite të hetojnë krimet në ndërmarrje publike siç është rasti i PTK-së, kontrata kriminale me ZMOBILE, monopoli në homologim, mafinë që po e udhëheq këtë shtet nga nëntoka e shumë çka tjetër, ata merren me akuza se kush ka shkuar te Burdushi, siç ishte rasti i akuzave të Daradn Molliqajt i partisë së Shpend Jahtit, i cili akuzoi Glauk Konjufcën që ka shkuar për hajmali te Burdushi?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)