Haradinaj vazhdon emërimet e kota, opozita e populli heshtin

  • 19 April 2019 - 19:13
Haradinaj vazhdon emërimet e kota, opozita e populli heshtin

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po vazhdon të zhvatet buxheti i taksapaguesve kosovare në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë edhe emërimin e të ashtuquajturve KOORDINATOR KOT apo KOORDINATOR Cirku?

Pse Qeveria “Haradinaj” fare nuk po mërzitet nga kritikat për numrin e madh të zv.ministrave e këshilltarëve, por po vazhdon me emërime koti, siç ishte edhe emërimi i zv. Ministrit të Forcës së Sigurisë Burim Ramadani në pozitën e koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO, që në shkon në pesë numri i koordinatorëve?

Emërimet e koordinatorëve nisën më 16 mars të vitit 2018 kur Besnik Tahiri u emërua koordinator nacional për Reforma Shtetërore dhe më pas vazhduan më 29 maj të 2018 kur zëvendësministri i Mjedisit, Mendim Ibrahim Rugova u emërua koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, ndërsa Rexhep Hoti koordinator për Kulturë, Rini e Sport dhe më pas Avdullah Hasani – koordinator Nacional për Gjeneratën e Re.

Pse hesht opozita e pse hesht populli për këto zhvatje të përditshme, përfshirë edhe me poste të SHPIKURA si pozita e KOORDINATORËVE TË “CIRKUT” KOSOVAR? Si shpenzohen për secilin prej këtyre koordinatorëve vetëm për paga mujore 1270 euro, gjegjësisht 6350 euro për 5 koordinator, pa llogaritur mëditjet si dhe pa llogaritur dy këshilltarë dhe një asistent që secili prej koordinatorëve i kanë në dispozicion? A është kjo rruga më e lirë e shkatërrimit të shtetit, sic po vepron kjo klasë politike në Kosovë?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)