Befason deputeti i Kuvendit të Kosovës , i jep 1 mijë euro për restaurimin e Notre Dame

  • 19 April 2019 - 19:17
Befason deputeti i Kuvendit të Kosovës , i jep 1 mijë euro për restaurimin e Notre Dame

Franca i strehoi familjen gjatë luftës në Kosovë dhe 20 vjet pas Labinot Tahiri ka vendosur t’i falënderohet këtij shteti. Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka dhuruar 1 mijë euro për restaurimin e Katedrales Notre Dame e cila u përfshi nga flakët ditë më parë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri ka arsyetuar ndarjen e parave derisa ka ftuar qytetarët që të mos harrojnë të kaluarën dhe ndihmën që kanë marrë në ditët e tyre më të vështira.

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave në Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumë, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.

Faleminderit FRANCËë

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarëtë

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”, shkruan Tahiri në Facebook.

Për restaurimin e objektit që daton nga shekulli i 12’të Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka ndarë 20 mijë euro.

(Kosova Sot)