Vajza gjashtë vjeçe ka lindur vetëm me gjysmë truri

  • 19 April 2019 - 21:06
Vajza gjashtë vjeçe ka lindur vetëm me gjysmë truri

Lily ushqehet me anë të gypit 24 orë në ditë

Lily Wetherall dukej sikur çdo fëmijë tjetër kur lindi, derisa iu bë skanimi i kokës, ku u pa se vuante nga sëmundja që quhet hidranencefali

Një vajzë që ka lindur vetëm me gjysmën e trurit i ka mahnitur mjekët për faktin se ia ka dalë që të mbushë 6 vjet. Fëmijët e lindur me këtë gjendje rëndom vdesin pa mbushur motmotin.

Pasi që u zbulua ‘defekti’ me të cilin kishte lindur Lily Wetherall, ajo u lëshua në shtëpi, që t’i shijonte me familjarë ata pak muaj të jetës, që mjekët mendonin se do t’i kishte. Sëmundja e quajtur hidranencefali karakterizohet me mungesë të indit të butë të trurit, ku në vend të trurit ka lëng.

 “Buzëqesh çdo ditë të lume’

Prindërve të vajzës, Sienna King, 37 dhe Anthony Wetherall, 31 vjeç, nga Bakingemshajër, mjekët iu thanë se vajza e tyre ishte e verbër dhe e shurdhër dhe se, së shpejti, do të ‘pushonte së jetuari’. Por, për habinë e të gjithëve, Lily ia ka dalë që të mbushë 6 vjet, duke mundur t’i njohë të afërmit, të buzëqeshë, bile edhe të ngrihet në këmbë dhe të shkojë në shkollë dy herë në javë.

E ëma e saj thotë: 'Mjekët na thanë se ajo nuk do të mund të lëvizte, por ne kemi fotografi të saj duke qëndruar në këmbë. Ajo ka mbushur gjashtë vjet dhe buzëqeshë çdo ditë të lume’.

E ëma e vajzës, e cila kishte pasur shtatzënësi me binjakë, por njëra binjake kishte vdekur para se të lindte, thotë se, kur kishte lindur Lily, ajo nuk i kishte hapur sytë për një javë, po ashtu, për dy javë nuk kishte qarë.

Askush në spital nuk kishte parë ndonjë rast të tillë

Mjekët iu kishin thënë se vajza ishte e verbër dhe e shurdhër, por vetëm një muaj më pas e gjetën arsyen e kësaj. Kur ia bënë skanimin, panë se vajzës i mungonte gjysma e trurit. Askush në spital nuk kishte parë ndonjë rast të tillë më parë, meqë bëhet fjalë për një sëmundje tepër të rrallë. Mjekët mendojnë se kjo gjendje te vajza u zhvillua pasi që truri i saj kishte mbetur pa gjak dhe oksigjen, para se të lindte, me gjasë si pasojë e ndonjë droçke të gjakut (tromb).

Lily ushqehet me anë të gypit 24 orë në ditë dhe ajo, që prej se ka lindur, trajtohet me përkujdesje të veçantë, të rezervuar për pacientët që janë para vdekjes.

Pasi që u zbulua ‘defekti’ me të cilin kishte lindur Lily Wetherall, ajo u lëshua në shtëpi, që t’i shijonte me familjarë ata pak muaj të jetës, që mjekët mendonin se do t’i kishte. Sëmundja e quajtur hidranencefali karakterizohet me mungesë të indit të butë të trurit, ku në vend të trurit ka lëng.

(Kosova Sot)