Gara për hapësirën kozmike mes tre miliarderëve

  • 19 April 2019 - 23:22
Gara për hapësirën kozmike mes tre miliarderëve

Sektori i shumë ngarkuar i hapësirës pritet të vlejë 1 miliard dollarë deri me 2040. Miliarderët Elon Musk, Richard Branson dhe Jeff Bezos po garojnë mes vete në garën për industrinë me rritjen më të madhe.

Musk ka plane të kahershme për hapësirën, ai javën që shkoi lansoi raketën Heavy Falcon duke bërë një hap të madh sipas tij, drejt uljes në planetin Mars deri në vitin 2024.

Gjithsesi shefi i British Virgin, Branson ka ambicie të mëdha të vetat. Ai ka lansuar për të parën herë një raketë në lartësi përmbi orbitën e Tokës.  

Bezos në anën tjetër është i pari nga të tre që është përfshirë në garën për hapësirë. Ai ka themeluar Blue Origin në vitin 2000 dhe ka investuar më shumë se 500 milionë dollarë në këtë projekt deri sot.

RS Components, që furnizon komponentët elektronikë, pajisjet elektrike, automatizimin, kontrollin, dhe pajisjet e testimit dhe matjes për klientët anembanë botës, analizuan të tre krah për krah, duke prodhuar një grafik shoqërues për të ilustruar gjetjet e tyre.

Alexandra Berger, nënkryetarja e lartë e kompanisë me përgjegjësi për marketing dhe komunikim në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, tha për Express UK ‘është e qartë që Musk ka një pasion për udhëtimin hapësinor që tejkalon Branson dhe Bezos, duke e bërë atë udhëheqës të tregut ideal të udhëtimit hapësinor për pjesën tjetër të shekullit. Ajo që ne do të shohim gjatë disa viteve dhe dekadave të ardhshme është nëse Musk mund të japë në këto ambicie astronomike që janë vendosur të transformojnë botën siç e njohim”, thotë ai.

Gara hapësinore është e njohur historikisht për të qenë një konkurs mes kombeve në lidhje me arritjet në fushën e eksplorimit të hapësirës, duke filluar midis SHBA’së dhe Bashkimit Sovjetik në mesin e deri në fund të shekullit të 20’të.

Që atëherë, zbulimi i hapësirës është bërë një hobi për disa nga njerëzit më të pasur në planet.

Në veçanti ajo është bërë një garë mes Bezos, Branson dhe Musk.

Raketa hapësinore e Bezos, New Shephard, ka udhëtuar me shpejtësi katër herë më të madhe se shpejtësia e zërit, dhe ka kapacitetin për gjashtë pasagjerë.

Ndërkohë VSS Unite e Richard Branson pritet të dërgojë njerëz nga publiku i gjerë në hapësirë vitin që vjen, çmimi i biletave do të sillet mes 200 mijë dhe 300 mijë dollarë.

Gjithsesi Musk duket që është më ambiciozi nga të tre. Qëllimi i tij nuk është një udhëtim i thjeshtë në orbitë. Qëllimi i tij është kolonizimi i Marsit, që njëherit është arsyeja kryesore që ndërmarrësi vendosi të fillojë programin SpaceX në vitin 2002.

Falcon Heavy që është diku 75 metra e gjatë, u nis nga qendra hapësinore Kennedy javën që shkoi duke përdorur teknologji të re që nuk ishte përdorur ndonjëherë.

Gara për hapësirë mes këtyre tre manjatëve do i kontribojë shumë njerëzimit, dhe planet e tyre shumë ambicioze e bëjnë tepër emocinuese garën për publikun e gjerë. Kujtojmë se gara mes SHBA’së dhe ish Bashkimit Sovjetik morri vëmendjen e gjithë botës, si dhe përmirësoi bindshëm teknologjinë në sektorin e aeronautikës.

(Kosova Sot)