Prokuroria Speciale ndalon katër persona që luftuan në Siri

  • 20 April 2019 - 10:54
Prokuroria Speciale ndalon katër persona që luftuan në Siri

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arretuar katër persona që luftuan në Siri, u tha në konferëncën e thirrur për media me rastin e kthimit të 110 personave nga zonat e konfilitit në Kosovë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Po ashtu tha se shteti do të punojë në trajtimin e familjarëve, grave dhe fëmijëve të kthyer nga atje.

Ndërsa Qalaj siguroi qytetarët se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile

“Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët”, tha Qalaj.

Mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 72 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Ndryshe, Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars.

(Kosova Sot)