Edhe sa kosovarë ndodhen në Siri? Jep shifrën Drejtori i Policisë

  • 20 April 2019 - 11:02
Edhe sa kosovarë ndodhen në Siri? Jep shifrën Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 72 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër. Por, në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Përmes një konferece të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.

Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tha se të kthyerve do t’u bëhet kontrolli shëndetësor, në veçanti fëmijëve.

“Gratë dhe fëmijët kanë kaluar nëpër siuata të rënda traumatike”, tha Ramadani.

(Kosova Sot)