Prokuroria tregon se kur do të tregohen emrat e kosovarëve të kthyer nga Siria

  • 20 April 2019 - 13:10
Prokuroria tregon se kur do të tregohen emrat e kosovarëve të kthyer nga Siria

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur në një konferencë për media, lidhur me kthimin e mbi 100 shtetasve në Kosovë nga Siria.

Sa u përket katër prej tyre të cilat janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftime në kuadër të ISIS-it, Aleksander Lumezi , ka treguar se ata janë ndaluar menjëherë nga autoritetet kosovare dhe së shpejti do të merret vendimi nga prokurori i rastit.

 “Pas marrjes së informacioneve nga Policia, kemi marrë vendimin për ndalimin e 4 shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë marrë pjes ënë luftimet në Siri, dhe pritet që shumë shpejt të merren masat ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurën penale”, ka thëne Lumezi në konferencë për media.

Në konferencë ka folur edhe prokurori, Sylë Hoxha, duke treguar se ndaj këtyre katër personave ka hyrë në fuqi urdhër arresti.

“Ndaj këtyre perosnave ka qenë në fuqi urdhër arresti. Në momentin që këta ndalohen nga policia, sillen në Prokurori”, ka thënë Sylë Hoxha.

Sa i përket identitetit të tyre, Lumezi ka thënë se për momentin i kanë të gjitha informacionet, por që nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike deri në momentin kur lënda do t’i dorëzohet Gjykatës.

‘Dihet nga cilat vende, dihet identiteti i tyre, emrat dhe mbiemrat, por për momentin nuk do t’i bëjm publike këto informacione’, ka thënë Lumezi.

(Kosova Sot)