Burjani: Qeverisje e dëmshme

  • 20 April 2019 - 13:19
Burjani: Qeverisje e dëmshme

Analisti Blerim Bujrani është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se kjo qeverisje gjithnjë e më shumë ka degraduar, është koalicion për pasurim pa bazë në kurriz të popullit. “Numri i madh i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, koordinatorëve janë formë e pasurimit të pabazë dhe zhvatjes së parasë publike.

Kjo zhvatje përcillet me nepotizëm si formë e paligjshme që bëhet duke keqpërdorur detyrën zyrtare apo postin zyrtar, apo mandatin e dhe nga qytetarët. Me rëndësi është qytetarët mos të votojnë më këtë surrogat të përfituesve”, është shprehur Burjani.

“Që nga viti 2007, me ardhjen në pushtet të PDK-së, po ndodh ky fenomen i një qeverisje të dëmshme, duke vendosur pushtetin e të padijshmëve në shtet që as shkolla nuk kanë kryer me kohë. Degradimi po ndodh me bërjen e PAN-it. Këta kanë vetëm shërbyesit civilë si elektorat të vetin për shkak të punësimeve në administratë të shtetit.

Elektorati aktual i të gjitha partive ka 83 mijë shërbyes civilë. Pra, kjo klasë politike nuk ka elektorat veç tyre”, është shprehur Burjani.

(Kosova Sot)