Shkodra: Asnjë dobi për qytetarët nga koordinatorët

  • 20 April 2019 - 14:32
Shkodra: Asnjë dobi për qytetarët nga koordinatorët

“Është shkruar se, institucionet tona nuk dertohen fort për racionalizimin e buxhetit, përkatësisht të parasë së qytetarëve tanë. Inkuadrimi i shumë zyrtarëve, qoftë në Qeveri apo diku tjetër, si ishte me ata zv.ministrat e shumtë e me siguri, nuk janë të gjithë që kryejnë ndonjë rol dhe i sjellin dobi vendit. Po kështu vlen të potencohet edhe me këta koordinatorët që po i ndajmbathen institucioneve, apo ministrive të ndryshme.

Nuk është e qartë, pse mund të bëhet koordinator, për shembull, çka duhet ai koordinator për kulturë, rini dhe sport? Pastaj, koordinator Nacional për Gjeneratën e Re. Nëse e kemi një ministër dhe përbërjen e tij, atëherë me kë dhe me çka duhet të koordinojë personi. Çfarë mund të koordinojë dhe të rregullojë personi me Gjeneratën e Re? Asgjë.

Këto janë punësime, ngase po duhet t'u gjendet vendi i punës këtyre njerëzve, por jo edhe si subjekte që do të sillnin diç të re në dobi të qytetarëve, madje asnjë dobi për askënd”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”, analisti Shefik Shkodra.

(Kosova Sot)