Haziri: Hetim për konsum politik

  • 20 April 2019 - 15:13
Haziri: Hetim për konsum politik

Edhe sipas analistit politik Arsim Haziri, puna e komisionit hetimor parlamentar do të jetë punë kot së koti, vetëm sa për konsum politik dhe disa mëditje të mira për deputetët.“Është disi e pamundshme të besohej për ndonjë hetim të mundshëm ndaj PTK-së. Duke qenë pothuajse e njëjta legjislaturë në Kuvend dhe ndërtimi i një komisioni të tillë nga ajo legjislaturë, është i pabesueshëm dhe jokorrekt. Ai aset publik qëllimisht është degraduar me të vetmin qëllim, për ta vënë brenda kornizave privatizuese.

Qëllimisht është toleruar të përfitojë përmes një marrëveshje sa të padrejtë aq edhe të dëmshme. Kompania ‘Z-Mobile’ ka vërë në siklet këtë aset, përmes detyrimit në pagesë ka dërguar në një dështim thuaja të plotë.

Kjo pasuri publike çdoherë është kriminalizuar nga bartësit e lartë publikë dhe duke funksionuar në këtë mënyrë e kanë dështuar në masë të madhe”, tha Haziri për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)