Aksident trafiku në Pejë, katër persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

  • 21 April 2019 - 10:18
Aksident trafiku në Pejë, katër persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

Të shtunën në rrugën Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Zahaq bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, theksohet në komunikatë.

Bëhet e ditur se hetuesit e rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit

(Kosova Sot)