Përçarje në Degën e PDK’së në Gjilan, Veseli i jep përkrahje të akuzuarit për korrupsion

  • 21 April 2019 - 13:32
Përçarje në Degën e PDK’së në Gjilan, Veseli i jep përkrahje të akuzuarit për korrupsion

Flurim Arifi dhe Qemajl Mustafa sot maten në garën për Kryetar të Degës së PDK’së në Gjilan. Para se të ndodhë votimi kanë nisur akuzat ndaj njëri-tjetrit. Mustafa ka shkruar se Kadri Veseli e ka inkurajuar të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit, ka vendosur t’i hyjë garës për Shef të PDK’së në Gjilan. Ka thënë se ka inkurajuar Kadri Veseli që të jetë pjesë e garës.

Në garë për Shef të PDK’së në këtë qytet është edhe Flurim Arifi, i cili e ka shpallur kandidaturën për Kryetar.

Nuk dihet nëse garës do t’i hyjë edhe Zenun Pajaziti, i cili është tash Shef i PDK’së në Gjilan.

Qemajl Mustafa, i cili përballet ende me për krim të organizuar për kohën  sa ishte Kryetar i Komunës, është ankuar se dikush në PDK po zhvillon fushatë denigruese ndaj tij. Ka thënë se Kadri Veseli s’i ka ofruar askujt përkrahje të plotë.

“Kryetari i PDK mua personalisht më ka inkurajue që të jem pjesë e garës së barabartë anipse ne dy kandidatët thuaja me asgjë nuk mund të krahasohemi. Pa dashur që ta atakoj kandidatin tjetër me asgjë, vet paraqitja e njërit nga fansat e tij përmes profilit në fb, më detyron t’i them disa fjalë për krahasim”, ka shkruar Mustafa, në një reagim në Fb.

 “Fyerjet dhe diskreditimi që ndonjëri po e bën në rrjetet sociale një ditë para kuvendit të degës janë më shumë cinizëm dhe fyerje për degën, për procesin e mbyllur mirë deri këtu. Janë fyerje e diskreditim që me vetëdije i bëjnë kuvendit të nesërm i cili pavarësisht që është kuvend zgjedhor, duhet të jetë dhe patjetër do të jetë solemn”, ka shtuar ai.

Mustafa ka lëshuar akuza edhe ndaj disa zyrtarëve të PDK’së që janë nga Gjilani e që kanë pozita në PDK’në e Prishtinës.

“Përderisa njëri është goditur rëndë dhe padrejtësisht nga një çark njerëzish brenda degës si zgjatim i një grupimit “tonë” monopolistësh në Prishtinë që e mbajnë peng me vite këtë degë, tjetri pikërisht sponzorizohet dhe përkrahet nga ky çark. E kështu me radhë…”, ka thënë Mustafa.

Sidoqoftë, Flruim Arifi, ka shkruar se synon të udhëheqë PDK’në për të rikthyer pushtetin në Gjilan.

“Andaj angazhimi im politik do të jetë që të jem Kryetar i të gjithëve pa dallim, simbol i unitetit të të gjitha kategorive sociale dhe intelektuale, duke dhënë shembull personal të respektimit të dinjitetit të secilit, dhe do të bashkëpunoj me të gjithë të interesuarit për të kontribuar për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar ai.

PDK e ka humbur pushtetin në Gjilan në dy mandatet e fundit ku përballë kishin Nënkryetarin e LDK’së, Lufti Hazirin.

Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit, ka vendosur t’i hyjë garës për Shef të PDK’së në Gjilan. Ka thënë se ka inkurajuar Kadri Veseli që të jetë pjesë e garës.

Në garë për Shef të PDK’së në këtë qytet është edhe Flurim Arifi, i cili e ka shpallur kandidaturën për Kryetar.

Nuk dihet nëse garës do t’i hyjë edhe Zenun Pajaziti, i cili është tash Shef i PDK’së në Gjilan.

Qemajl Mustafa, i cili përballet ende me akuza për korrupsion sa ishte Kryetar i Komunës, është ankuar se dikush në PDK po zhvillon fushatë denigruese ndaj tij. Ka thënë se Kadri Veseli s’i ka ofruar askujt përkrahje të plotë.

(Kosova Sot)